Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit më 4 mars, të enjten, raporton Ekonomia Online.
Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi në një konferencë për media ku edhe ka njoftuar se numërimi i votave nga diaspora pritet të përfundojë në orët e mbrëmjes.
“Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve jemi pothuajse në pëfundim të numërimit të fletëvotimeve nga jashtë̈ Kosovës. Deri në orët e mbrëmjes, numërimi i fletëvotimeve jashtë̈ Kosovës do të përmbyllet. Pas përfundimit të numërimit, Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve i duhen disa orë kohë për të kryer procedurat e parapara për të përmbyllur administrimin për rezultatin e zgjedhjeve” , tha Elezi.
Deri më tani nga numërimi i votave të diasporës Lëvizja Vetëvendosje ka shumicën e tyre.
Ai po ashtu ka thënë se rezultatet përfundimtare për subjektet politike dhe kandidatëve për deputetë.
“Ju njoftoj se rezultatet përfundimtare për subjektet politike dhe kandidatët do të shpallen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditën e enjte, më 4 mars. Rezultatet përfundimtare, ndër tjerash, do të përfshijnë rezultatet për të gjitha subjektet politike dhe kandidatët pjesëmarrës në zgjedhje, dhe atë sipas vendvotimeve, qendrave të votimit, komunave dhe rezultatet e votave me kusht e atyre me postë”, tha Elezi.