Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez të enjten do të shpërblehet me çmimin ‘Këpuca e Artë’ për golat e shënuara në sezonin 2015/16, raporton Marca.
Sulmuesi uruguaian kishte shënuar në sezonin e kaluar 40 gola, duke qenë kështu golashënuesi më i mirë në Evropë.
Suarez e fiton këtë çmim për herë të dytë në karrierë, pasi në sezonin 2013/14 e kishte fituar sa ishte pjesë e Liverpoolit.