Të fshehur në kuti kartoni drejt Anglisë, ndalohen 4 shqiptarë

Prishtinë | 22 Kor 2019 | 15:37 | Nga Ekonomia Online

Policia ka arrestua ka 4 shqiptarë të cilët ishin përpjekur të futeshin ilegalisht në Britani të Madhe. Ata janë gjetur të fshehur në pjesën e pasme të një furgoni brenda kutive prej kartoni.

Rojet kufitare ndaluan furgonin, i cili po udhëtonte nga Frankfurti në Derby, në Calais para se të kalonte Kanalin në Britani të Madhe. Shqiptarët kishin paguar 700 euro secili për një bandë të trafikimit të njerëzve, ku njëri nga personat është arrestuar.

Në mesin e personave të ndaluar është edhe Vladimir Tollumi, 39 vjeç, që trafikonte emigrantë të paligjshëm në Britani. Që nga viti 2004 Tollumi qëndronte ligjërisht në Mbretërinë e Bashkuar, pasi ishte i pajisur me dokumente të rregullta.

Pas përfundimit të dënimit me 40 muaj burg, 39-vjeçari do përballet me dëbimin. Hetimet zbuluan se Tollumi ishte përpjekur që të mos linte gjurmë dhe të mos kapej nga autoritetet britanike, por ato dështuan. Qindra telefonata që ai kishte bërë ishin dukshëm për trafik njerëzish./abcnews.

Të ngjashme