Kamerat e emisionit “Fiks Fare” arritën të depërtonin në dasmën e Princit Leka II me Elia Zaharian.
Gazetarja intervistoi disa të ftuar me prejardhje mbretërore nga monarkitë në Europë.
Një prej tyre, madje tha se nuk e njihte princin fare. “Emri im është Gloria. Unë vij nga Gjermania dhe nëna ime është hungareze .Nuk e njoh, thjesht më erdhi ftesa dhe u nisa direkt”, thotë ajo duke qeshur.
E pyetur më pas se si ka mundësi që Shqipëria është republikë parlamentare dhe ka edhe princ, ajo nuk dinte të përgjigjej.
Po kështu, edhe një përfaqësues i familjes mbretërore belge nuk dinte t’i jepte përgjigje kësaj pyetje.
“Më duket e çuditshme që një republikë parlamentare ka Princ. Por ky është Ballkani, plot gjëra të çuditshme”, tha ai.