Të gjitha autostradat me pagesë

Prishtinë | 27 Kor 2016 | 10:49 | Nga

Shqiptarët do të paguajnë për çdo autostradë. Tarifa më e lartë është ajo në Rrugën e Kombit. Për çdo kalim tek kjo autostradë do të paguhen 5 euro ose 700 lekë të rinj, për një udhëtim të vetëm. Tarifa është më e lartë se ajo që ka sugjeruar firma konsulent e kontraktuar nga Ministria e Transporteve për përllogaritjen e çmimit. Konsulenti kishte propozuar pagesa nga 05. Në 3.5 cent të euros për çdo kilometër, ose tarifë maksimale prej 2.3 euro për 100 km.

Ministria e Transporteve tha se kjo tarifë ishte pa TVSH dhe se shtuar këtë taksë ajo shkon në 4.9 euro, siç është vendimi final.

Por veç Rrugës së Kombit, shqiptarët do të paguajnë edhe për 8 autostrada e rrugë të tjera nacionale. Banka Evropiane për Rindërtim e Zhvillim jep këto rekomandime në bazë të një studimi të bërë.

Për rrugën Tiranë – Durrës, me gjatësi 34 kilometër, tarifa mund të jetë nga 23 në 166 lekë të reja.

Tiranë – Elbasan me gjatësi 27 kilometër do të paguhet nga 18.9 në 132 lekë

Rruga e Arbrit, edhe pse s’dihet se kur mund të përfundojë, do të taksohet nga 52 lekë në 367 lekë për 75 kilometrat e gjatësisë së saj.

Levan – Vlorë, me gjatësi 24 kilometër do të taksohet nga 16.9 lekë me 118 lekë.

Në Durrës – Fier, me gjatësi 68 kilometër, pagesa do të jetë nga 47.7 lekë minimalja në 334 lekë maksimalja.

Levan – Tepelenë me gjatësi 47 kilometër do të kushtojë 32 lekë ose 230 lekë.

Elbasan – Kapshticë, tarifa do të jetë 29 deri në 203 lekë.

Tiranë – Hani i Hotit mendohet të taksohet 31 ose 220 lekë.

Nëse do t’i referohemi precedentit të Rrugës së Kombit, tarifat e miratuara nga qeveria pritet të jetë maksimalja.

Nga një përllogaritje e thjeshtë, për të udhëtuar nga Tirana në Vlorë, çdo drejtues automjeti do të paguajë 618 lekë të reja për 126 kilometër autostradë të taksueshme.

tabela e rrugeve

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme