Bora e cila ka rënë gjatë natës së datës (3 janar) në gjithë territorin e Komunës së Rahovecit, nuk ka paraqitur problem, pasi që Komuna me kohë ka bërë përgatitjet dha ka përzgjedhur operatorin i cili do të bëjë pastrimin e borës.
Muhamet Behra, drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike shprehet se përgatitjet janë bërë me kohë, dhe të gjitha rrugët të cilat menaxhohen nga Komuna janë të kalueshme dhe në disa segmente të rrugëve është hedhur kripë.
Ai thotë po ashtu se në koordinim me operatorin ekonomik, për pastrimin e borës janë në vazhdimësi në përcjellje të situatës dhe aty ku ka nevojë për intervenim do të intervenohet dhe po ashtu do të hidhet me kohë kripë.