Ministria e Infrastrukturës njofton se mirëmbajtja dhe pastrimi i vazhdueshëm i rrugëve nacionale dhe rajonale në tërë vendin ka mundësuar një zhvillim të lehtësuar të komunikacionit.
Sipas informacioneve nga terreni, të mbledhura nga menaxherët rajonalë të Ministrisë së Infrastrukturës, qarkullimi nëpër rrugët e vendit po zhvillohet pa probleme të theksuara.
“Me gjithë gjendjen e mirë të këtyre rrugëve, menaxherët rajonalë të Ministrisë së Infrastrukturës, ekipet mbështetëse dhe kompanitë e kontraktuara nga MI do të vazhdojnë punën, për të lehtësuar edhe më shumë qarkullimin dhe për të rritur sigurinë në komunikacion, duke vazhduar bashkëpunimin më tej me Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftimin e MI-së.
Më tej theksohet se ekipet e MI-së do të vazhdojnë mbështetjen e ekipeve lokale në të gjitha komunat e Kosovës.
Kjo ministri apelon për kujdes të shtuar në komunikacion, posedim të pajisjeve të nevojshme dimërore gjatë udhëtimit dhe respektim të ligjit.