Të gjitha rrugët të çojnë në MËRGIM!

Prishtinë | 01 Sht 2023 | 13:13 | Nga Muhamet Spahiu

Sot është 1 Shtatori, me u gëzu apo me u hidhëru!

Padyshim sot ka gëzim e ngazëllim, veqanërisht te fëmijët. Megjithatë për prindërit ndjenjat janë të përziera. Shkon fëmija në shkollë dhe angazhohet, investohet në fëmijën, orientohet në karrierë, megjithatë gjithmonë është brenga që Kosova po shkon në diskurs të njejtë politik, dhe diskursi i njejtë në kohën e ndryshimeve dinamike, është vetëm regres. Regresi i sotshëm, e vret të ardhmën. E ardhmja e prindërve edhe mund të arsyetohet apo anashkalohet, kur nuk është në nivelin e dëshiruar, por çfarë do të ndodhë me fëmijët!

Jo vetëm një shtatori, por çdo ditë për fëmijët që janë në process të orientimit në karrierë dhe atyre që tani më e kanë marrë një vendim të tillë, është ndjenjë e turbullt e të ardhmës, si rezultat i shumë shqetësimeve dhe nga shumë pyetje që ndriten sot nga shoqëria:

  • A jam në profesionin e duhur?
  • A do të ketë ende perspektivë për këtë profesion pas disa viteve?
  • A do të mund të gjej punë në këtë profesion apo diku tjetër?
  • A do të bëhet mirë najherë në këtë shtet apo po dështojmë?
  • Cila parti do t’a ketë pushtetin?
  • Me kënd të krijoj raporte që të më mundsohet punësimi?
  • ???????
    Apo,
  • Të zgjidhet rruga më e “sigurt”, Mërgimi!?

Jo të gjithë e kanë këtë dilem apo këtë fat. Gjithsesi ata që nuk e kanë këtë dilem janë pakicë. Çfarë të bëjë 80%’shi, apo 70%’shi, apo 50%’si, apo sado qoft. Sado që është, është brengë e madhe, dhe brengë e problem i madhë do të duhej të jetë edhe për këtë shtet.
Nuk është që Kosova nuk ka pas progress, por qasja politike është diskurs i njejtë, apo vetëm regres. Asnjë ecje para, asnjë zgjidhje të problemeve, që megjithatë janë shumë të mëdha. Asgjë pos ligjeve e rregulloreve të përgjithshmë, objekteve shkollore, institucioneve e agjensioneve të shumta. Sektori i arsimit ndoshta është më i politizuari, edhe më i politizuar se administrata publike. Shumica apsolute e punësimeve janë politike, universitetet publike janë qërdhe të mini-mafiave të partive të ndryshme politike. Thjesht janë të paprekshëm, si rezultat i të ashtëquajturit statut të cilin e kanë bërë vet, dhe në këtë rast ligjet as që kanë ndonjë kompetencë, sepse është vet-rregullim i mafisë që e udhëheq universitetin apo fakultetin. Shtrohet pyetja pse? Pse e lejnë ashtu? Epo është e vetmja formë që partitë, veqantërisht ato që janë në pushtet, të e shtrijnë ndikimin dhe të i kapin më lehtë. Prandaj i lejnë kështu.

Le ti listojmë disa nga problemet më të mëdha që janë në arsim, përveq këtyre që i përmedëm, si politizimi apo menaxhimit mafioz:

  • Qerdhe publike nuk ka për një shumicë të konsiderueshme të fëmijëve;
  • Libra dhe materiale shkollore nuk ka ende për 12 klasët që konsiderohen arsimim i obligueshëm, për më keq këtë vit nuk ka fare me tallava qasjen e fundit të qeverisë. eKosova është e arritur për digjitalizimin e shërbimeve, por nuk është shkopi magjik. Edhe kur 10 milion nuk janë shumë për buxhetin e Kosovës, ne s’kemi ende libra. LIbraaa!?;
  • Redaktimet e librave shkollorë, apo si quhet, vazhdimisht bëhen nga persona të lidhur nyje me politikën, prandaj mësimëdhënësit edhe i mësojnë gabimisht fëmijët dhe fëmijët mësojnë gabime;
  • Nuk ka sistem administrativ për matjen e kredibilitetit të mësimëdhënsit, të të gjitha niveleve;
  • Universiteteve publike nuk i plotësohet numri edhe pse të gjitha janë falas;
  • Orientimi në karrierë në Kosovë është më shumë hobi (çfare të shkon më mirë) por orientim në karrierë në Kosovë nuk ka, sepse asgjë nuk është e sigurt nesër;
  • Arsimi profesional është “për sy e faqe”, sepse gati asnjë shkollë profesionale nuk funksionon sipas rregullave të ofertës dhe kërkesës;
  • Puna praktike është veq me mbush një letër, sepse atë punë praktike nuk e sigurojnë bizneset, duket të e siguroj shteti, ndërsa të e ofrojnë bizneset;
  • Programet më të suksesëshme të arsimit të lartë janë ato që të drejtojnë me gjet punë jashtë Kosovës;
  • Ngritjet akademike i ka të drejtë ekskluzive veq kasta politike që punon në universitete publike;
  • Finacimin nga shteti e ka pa kufi, e për lloj lloj budallie veq të ashtëquajturat universitetet publike (që në të vërtet janë veq politike), ndërsa ato private, edhe kur janë të suksesshme, paguajnë veq taksa dhe talle për tipat e pushtetit;
  • Streh financiare e shumicës së politanjëve janë universitetet publike, me i marrë (plus) ka 2 mijë euro, i plotësuan apo si plotësuan kushtet, me rëndësi është bos në politikë;
  • Programet në universitete janë gati po ato të njetat të viteve 90’ta kur universitet punonin nëpër oda apo lokale private;

Lista e problemeve është e gjatë, nuk janë probleme të pazgjidhshme, thjesht nuk ka vullnet!

Prandaj ju parti politike, luftën nuk e kemime tw kaluarën por me të ardhmën, apo cili po shan më mirë, apo kush kujt po ia mbyllë më shumë gojën, vetëm që të ngjallni urrejtje dhe mllef te “militantët që trurin e kanë vetëm vizatim”, por lufën duhet t’a ktheni në zgjidhjen e problemeve reale politike e jo-politike, të këtij shteti që rruga e të ardhmës i është projektuar si një lëmsh i shprishur.

Gjithsesi, urime viti i ri shkollor 2023/2024! Urojmë që zoti me dorën e tij do të na kthjellë mendjen dhe na pastroj zemrat!

P.S. Edhe unë pas këtij shkrimi do t’a kem shumë më vështirë me gjet punë, por me pasoja e pa pasoja, kjo shoqëri duhet të kthehet në binarë, qoftë edhe nga zero!

Të ngjashme