Të gjitha vendet po diskutojnë si të ndihmohen bizneset, Kosova “out”

Prishtinë | 22 Mar 2020 | 23:20 | Nga Altin Ahmeti

Krahas mobilizimit për të luftuar Corona Virusin, të gjitha vendet po marrin masa apo po debatohet fort për rolin dhe mundësitë që ka shteti për t’i ardhë në ndihmë ekonomisë dhe biznesit,- si shtyllë kryesore që është jo vetëm e zhvillimit, por edhe të punësimit të qytetarëve.

Disa vende po stimulojnë ekonomitë e tyre me paketa ndihme pa kthim për biznesin, individin, disa të tjera po kreditojnë me shuma parash të pakufizuara por pa kamatë, lirim prej taksave të ndryshme, pagesa të punonjësve për muajt që gjendet vendi në karantinë etj etj..

Më mbrapa nuk mbeti as Shqipëria, kryeministri i së cilës Edi Rama, shpalli një paketë ndihme prej 180 milionë eurove, paketë dhe shumë për disa e mjaftueshme, disa të tjerë e kritikuan etj.

Por pëlqimi apo jo i formës së ndihmës nuk është esenca e këtij shkrimi..

Shkrimi mëton të tregojë që Kosova është jashtë planetit dhe nuk debatohet fare për ekonominë, biznesin dhe ndihmën që duhet të kenë këta të fundit për mos të rrëshqitur në papunësi totale dhe rënje ekonomike, me të gjitha pasojat që sjell ky koncept.

Qeveria intelektuale, filozofike, më të mençurën që ka pas vendi në tana kohrat dhe që po na zbardh ftyrën para të huajve e pushoi këtë debat krejtësisht..

As si shkon mendja për nevojat e biznesit si punëdhënsi kryesor i vendit dhe që tash ndodhet në ditët më të rënda që nga lufta.

Në fakt, në fakt, kjo qasje ndaj biznesit është e kuptueshme për një të majtë ekstreme, që e udhëheq vendin për momentin.

A nuk caktuan një grua anonime dhe pa nje përvojë në ekonomi me emrin Rozeta Hajdari për të udhëhequr një prej sektorëve më kyq të vendit???

A nuk ju tha ministresha Rozetë javën e kaluar bizneseve se Qeveria nuk ka arsye ti ndihmojë bizneset sepse ajo nuk e ka sjellë Corona Virusin???

Kur krejt kësaj i shtohet urrejta klasore , – “Krejt janë hajna”, pritja më e mirë është që kjo qeveri dhe kjo qasje të shkojë në histori.
Kosova nuk mund të krahasohet me USA dhe shtetet e tjera të pasura, por së paku mund të diskutoheshin shifrat shumë herë më të vogla.. apo mos ta vrisnin debatin në start, duke ia mbullur derën biznesit.

Ndihma që do japë USA

U miratua paketa prej 1.8 trilionë dollarë për ndihma ndah korporatave, bizneseve,individëve…

Pagese direkte per familjet me te ardhura jo te larta, rreth $3000 per nje familje me 4 veta.
Pagese te plote per njerezit qe humbin punen.
Fonde per bizneset e vogla qe te vazhdojne te paguajne rrogat, qerate, sherbimet.
Hua pa interes per kompanite e medha te mbyllura, qe te vazhdojne te mbahen me kembe. ( Statistikat nga Parid Turdiu)

Të ngjashme