Me moton “Të gjithë dallojmë, jo vetëm unë” është marshuar në shenjë sensibilizimi me rastin e Ditës Botërore të Autizmit, raporton Ekonomia Online.
Ish-Presidentja Atifete Jahjaga, u ka bërë thirrje institucioneve që të përkrahin këtë kategori.
“Sot në Ditën e Autizmit erdha të i përkrah organizatat dhe të bëjmë thirrje për një vetëdijesim më të madh qytetarë, por edhe institucionale sepse kjo kategori ka nevojë për përkrahje institucionale”.
“Këtu i bëjë thirrje organizata dhe institucioneve për t’i kushtuar vëmendje më të madhe shoqatave, por edhe individëve”.
Deputetja Mimoza Kusari-Lila, ka kërkuar që të identifikohet numri i të prekurve.
“Jemi bashkë me shoqata dhe fëmijët e prekur nga autizmi të gjithëve t’ju tregojmë se janë pjesë e koloritit shoqëror. Gjithashtu është mesazh i rëndësishëm t’i dërgohet mesazh Qeverisë se kanë nevojë për mbështetje për psikologë”.
“Si mekanizëm dhe shtet këto duhet të mbulohet nga shteti. E para është të identifikohet numri i të prekurve nga kjo tjetra të punohet me fëmijë në shkolla që shokët dhe shoqet të mos paragjykojnë”.
“Puna kryesorë është që puna e shtetit të forcohet jemi larg për të ofruar një ndihmë por me vullnet do të kemi një të ardhmen shumë më të mirë”.
Tinka Kurti, në emër të shoqatës së autizimit ka kërkuar që këta persona të integrohen në shoqëri.
“Në emër të shoqatës falënderoj figurat shtetërore të cilët i dhanë fuqi më shumë marshit me autizëm. Ata kanë nevoja te shumta për trajtim dhe qasje në shoqëri”.
“Bëjë thirrje gjitha orhaneve duke mos lënë anash të bëjë më shumë që të integrohen në shoqëri sepse edhe ata munden”.
Agim Vatovci nga Shoqata e Personave me Nevoja të Veçanta, ka kërkuar që Qeveria të ndihmojë financiarisht këtë pjesë të shoqërisë. Madje ai ka paralajmëruar se nga mospërkrahja e institucioneve, shumë shoqata po mbyllen.
“18764 personave me aftësi të kufizuara e që hynë edhe kjo kategori përkrahim këtë aktivitet, ftojë qeverinë te mos bëjë dallime ne shoqata përpos Shoqatës së Verbërve tjerat shoqata janë ka mbyllen. Ata që punojnë tek kryeministri, të ftoj të kenë vesh dhe ndjenja se edhe kjo shtresë e autizmit kanë nevojë për ndihmë financiare pa para s’kanë mundësi të bëjnë asgjë”, tha Vatovci, raporton Ekonomia Online.
Përkrahje në emër të institucioneve i dha zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Vesel Makolli. Ai tha se është detyrë e tyre që të krijohen kushte për personat me autizëm.
“Në emër të Ministrisë dhe Mirëqenies të mbështesim të gjithë njerëzit pa përjashtim kanë nevojë dhe shoqëri, dhe detyrë e jona është ti krijojmë kushtet që këta të ndjejnë vetën në mesin si te gjithë shoqërisë”, tha Makolli.
Rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema, tha se duhet të gjithë personat të trajtohen njëjtë në shoqëri.
“Na duhet të marrim pjesë ti trajtojmë njësoj si në se vetëm ne atë mënyre ata do të ndihen mirë vetëm në atë mënyrë ecim përpara universiteti dhe shoqëria”, tha Dema.
Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, tha se fëmijët me autizëm duhet të jenë të mbështetur dhe barabartë me moshatarët e tyre.
“Është moment i veçan që na bëjnë të mendojmë përtej segmenteve te sigurisë që kanë nevojë jo vetëm për familjen po edhe për shoqërinë. Të ndjehen te mbështetur dhe përgjegjës si bashkëmoshatarët e tyre. Ne mendojmë në të ardhmen të bëjmë ekspozita jo vetëm në Kosovë por edhe Shqipëri të jenë pjesë aktive”, u shpreh Minxhozi, raporton EO.