Dita e gruas, ose më mirë Dita Ndërkombëtare e Grave, festohet më 8 mars të çdo viti. Kjo është një ditë shumë e rëndësishme në të cilën kujtohen arritjet e kushteve sociale, politike dhe ekonomike të grave në botë, por edhe dhuna dhe abuzimi që shumë gra janë ende duke vuajtur.
Origjina e festës së 8 marsit daton në vitin 1908, raporton noa.al (edhe pse shumë datojnë vitin 1911) dhe është e lidhur me një ngjarje tragjike. Një grup punëtoresh në një fabrikë tekstili në Nju Jork bënë grevë kundër kushteve ekstreme të punës. Më 8 mars, fabrika u mbyll dhe punëtorët mbetën të bllokuar brenda. Papritmas shpërtheu një zjarr, ku vdiqën 129 punëtore.
Kuptimi i mimozës
Siç e dini lulja mimozë është simboli i Ditës Ndërkombëtare të Gruas. Zgjedhja e kësaj luleje daton në vitin 1946 kur gratë e U.D.I. (Bashkimi i grave italiane) vendosi të gjejë një lule për të përfaqësuar këtë festim. Kështu gjatë organizimit të ngjarjes së të 8 Marsit u propozua mimoza, një lule e sezonit e që kushtonte më pak. Prej atij momenti kjo lule u bë simboli i Ditës së Grave.
Kuriozitete nga bota
Dita e Gruas festohet në shumë vende të botës. Disa kuriozitet që vinë prej së largu? Le të fillojmë me Ekuadorin, ku ka një park dedikuar gruas, “El Parque de las Mujeres”. Në këtë ditë organizohen demonstrata dhe evenimente dedikuara vetëm për gratë. Në Peru gratë organizojnë festa dhe nuk lejojnë burrat të marrin pjesë në to. Evenimenti më popullor është “pollada” me tregjet ku shiten patate, mish pule etj, paratë e të cilave shkojnë për festimin e kësaj ngjarjeje.
Në Honduras, asgjë nuk festohet më 8 mars, pasi kjo ditë festohet më 25 janar. Edhe në Afrikë festohet më 8 mars, në vende ku gratë kanë marrë një farë fuqie dhe luftojnë për idealet e tyre. Shoqatat e grave organizojnë festa të përmasave të mëdha në Kamerun dhe në një masë më të vogël në Zimbabve.