Artistët po u vijnë në ndihmë familjeve që u dëmtuan nga tërmeti i së shtunës në Korçë të Shqipërisë.
Vëllezërit korçare Endri dhe Stefi Prifti do të organizojnë një koncert bamirësie dhe fitimet nga biletat do t’ua japin familjeve të pastreha të fshatit Floq.
“Të gjithë Për Korçën” do të titullohet koncerti maratonë i cili do të zhvillohet në Korçë në 13 qershor. Në skenë do të ngjiten dhjetëra artistë ndërsa paralelisht me të do të zhvillohet edhe një fushatë sensibilizuese për mbledhjen e donacioneve nga Shqipëria dhe Diaspora.
Kontributin e tyre për familjet e dëmtuara nga tërmeti e dhanë edhe nxënësit e shkollës “Raqi Qirinxhi” me të ardhurat nga vënia në skenë e veprës “Të mjerët” e shkrimtarit të madh francez Viktor Hygo, pjese të cilën e interpretuan në anglisht.
Tërmeti që goditi juglindjen në fundjave shkatërroi 184 banesa në Lorçë dhe Kolonjë.