Të hënë do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në lagjen “Sofalia”. Kjo është bërë e ditur nga një komunikatë për medie nga KRU “Prishtina”, ku kjo ndërprerje e energjisë do të ndikojë edhe në ndërprerje të furnizmit me ujë të pijshëm.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar konsumatorë të lagjes ” Sofalia ” në Prishtinë, ju njoftojmë se ditën e hënë , 7 dhjetor 2020 do të ketë ndërprerje të planifikuar të energjisë elektrike nga KEDS, duke filluar nga ora 09:00-21:00.
Andaj, kjo ndërprerje e energjisë elektrike do të ndikojë edhe në ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm.
Para pak çastesh morëm njoftim nga ana e KEDS-it, se anulohet ndërprerja e energjisë elektrike për ditën e nesërme dhe ajo shtyhet për datë 7 dhjetor 2020, e hënë.