21 autobusë për kryeqytetin janë nisur sot nga fabrika, kurse nga 1 tetori do të jenë në qarkullim edhe në linja tjera, përpos asaj 1, 3 dhe 4.
Kështu ka bërë të ditur përmes një postimi kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.
“Edhe 21 autobusët e tjerë sot nisen nga fabrika. Të hënën janë në Prishtinë ndërsa nga 1 tetori do të jenë në qarkullim edhe në linja tjera përpos 1, 3 dhe 4. Vazhdojnë me pritoret e reja dhe implementimin e linjave të reja”, ka shkruar ai.