Banka Qendrore e Republikës së Kosovës( (BQK), ka njoftuar se të hyrat buxhetore arritën vlerën prej 801.3 milionë euro apo 6.3 përqind më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
“Rritja e arkëtimit të të hyrave buxhetore erdhi si rezultat i rritjes së aktivitetit ekonomik por edhe reformave të ndërmarra nga agjencitë e të hyrave që kanë për synim ngushtimin e hendekut tatimor”, thuhet në raportin e BQK-së.
Sa i përket llojit të tatimeve, vërehet rritje më e lartë e të hyrave tatimore direkte të cilat arkëtohen nga tatimet në të ardhura dhe pasuri. Këto të hyra shënuan rritje prej 20.8 përqind dhe arritën vlerën 143.8 milionë euro.
Me rritje u karakterizuan edhe të hyrat tatimore indirekte të cilat janë të ndërlidhura me lëvizjen e importit i cili ka shënuar rritje të konsiderueshme.
Të hyrat indirektet arritën vlerën prej 600.6 milionë euro (4.7 përqind rritje).
Në anën tjetër, të hyrat jotatimore, që kryesisht janë të hyra nga organizatat buxhetore, shënuan rënie prej 5.4 përqind dhe arritën vlerën 86.0 milionë euro./rtk