Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimeve (BKS), Blerim Pushkolli, ka thënë se të hyrat nga premitë e sigurimit kufitar për periudhën janar – qershor të këtij viti janë në vlerë prej 2,421,556 eurosh (pa TVSh).
Në një bisedë për gazetën “Epoka e re”, ai ka folur edhe për anëtarësimin e BKS-së në Këshillin e Byrove. Ai ka theksuar se BKS-ja ka dorëzuar aplikacionin për anëtarësim në Këshillin e Byrove në vitin 2011.
Pushkolli ka thënë se mosanëtarësimi në Organizatën e Kombeve të Bashkuara është barrierë kryesore që kërkon qasje serioze për ta bërë të mundur anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Byrove.