Të katër ish oficerët e përfshirë në vrasjen e George Floyd tani përballen me akuza

Prishtinë | 03 Qer 2020 | 20:56 | Nga Ekonomia Online

Prokurori i Përgjithshëm i Minesota, Keith Ellison ka ngritur akuzat kundër ish oficerit të policisë në Minneapolis, Derek Chauvin, për vrasje të shkallës së dytë në vrasjen e George Floyd dhe gjithashtu akuzimin e tre oficerëve të tjerë të përfshirë në këtë incident.

Sipas mediave të huaja, njoftimi zyrtar i Ellison pritet të vijë të mërkurën pasdite (sipas kohës amerikane), më shumë se një javë pasi Floyd u vra ndërsa ishte në arrest në Minneapolis.

Kjo shkaktoi edhe protesta mbarëkombëtare që bëjnë thirrje për përfundimin e dhunës policore kundër qytetarëve me ngjyrë.

Derek Chauvin, i cili e kishte vendosur gjurin në qafën e Floyd për gati nëntë minuta, më parë ishte akuzuar për vrasje të shkallës së tretë dhe vrasje të shkallës së dytë.

Oficerët Thomas Lane dhe J.A. Keung, i cili ndihmoi të frenonte Floydin, dhe një oficer i katërt, Tou Thao, i cili qëndronte pranë të tjerëve, fillimisht nuk u akuzuan.

Ndërkohë, po sipas mediave të huaja, dy autopsi përcaktuan se ai vdiq nga një vrasje pa paramendim.

Shefi i policisë në Minneapolis, Medaria Arradondo largoi të katër oficerët dhe tha që ata ishin “bashkëpunëtorë” në vdekjen e Floidit.

Familja e Floyd dhe protestuesit në mbarë vendin kanë bërë thirrje që ata të arrestohen dhe të dënohen për vrasjen. 

Të ngjashme