Qentë me të vërtetë se janë miqtë tanë më të mirë, dhe sipas një studimi suedez, ata edhe mund të na zvogëlojnë rreziqet për sëmundje të zemrës.
Studimi me 3.4 milionë persona të moshave mes 40 dhe 80 vjet ka zbuluar se mbajtja e qenit ishte ndërlidhur me zvogëlim deri në 32 për qind të vdekjes nga sëmundjet kardiovaskulare, dhe me 20 për qind rrezik më të vogël të vdekjes nga çfarëdo shkaktari.
Studimet e mëhershme gjithashtu kanë sugjeruar se qentë e lirojnë izolimin social dhe depresionin – e që të dyja këto të ndërlidhura me rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe vdekjes së parakohshme.
Sipas ekspertëve, pronarët e qenve reagojnë më mirë ndaj stresit (shtypja e tyre e gjakut dhe pulsi i zemrës nuk rritet menjëherë), kanë nivele më të mëdha të aktiviteteve fizike, dhe nivele më të vogla të kolesterolit.
Normalisht, blerja apo adoptimi i një qeni dhe ta shikoni atë nga kauçi përderisa hani ushqime të pa shëndetshme nuk do t’jua zvogëlojë rreziqet e sëmundjeve kardiovaskulare.
Por, studimi sugjeron që pronarët e qenve kanë aktivitete më të mëdha fizike sepse e shëtisin qenin, dhe njëkohësisht përpiqen të kujdesen më shumë për ushqimin.