Në rrugën “Agim Ramadani” në kryeqytet ka ndodhur një aksident trafiku. Një kamion ka goditur disa vetura, më ç’rast janë lënduar tre persona dhe ja dëmtuar disa vetura.
Të lënduarit janë dërguan në Qendrën Emergjente për trajtim mjekësor.
Mjeku Kujdestar, Ibrahim Maliqi tha për EkonomiaOnline, se personat e sjell këtu nuk kanë lëndime serioze dhe se janë jashtë rrezikut për jetë.
“Në qendrën Emergjente kanë ardhur tri raste, dhe koha thirrje në bazë të Emergjencës ka qenë në ora 13:15 ndërsa tek ne kanë arritur pas 20 minutave. Gjithsej janë 3 pacientë, dy janë pjesëmarrës të komunikacionit, ndërsa një është i kompanisë Pastrimi. Pacientët janë L.G 1983 i gjinisë femërore me lëndime në kokë dhe jo lëndime serioze. S.K punëtor i pastrimit 1979 dhe N.S 1992 . Të gjithë këta kanë pasur lëndime të lehta trupore dhe janë jashtë rrezikut për jetë. Punëtori i pastrimit është liruar, gjithashtu edhe pacienti tjetër përveç një pacientes të cilës iu është realizuar CT e kokës, por nuk ka lëndime që ja rrezikojnë jetën. Vetëm presim raportin final dhe pacientja mund të lirohet”, tha ai.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosoves.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, përmes telefonit i tha Ekonomia Online se në aksident janë të përfshira 9 vetura si dhe bëhet fjalë për 3 persona të lënduar të cilët janë duke e marrë trajtimin mjekësor në QKUK.