Kryeministri Albin Kurti, do të takohet me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë të martës, duke filluar nga ora 12:00.
Lajmin e kanë konfirmuar për Gazeta Blic, zyrtarë të AAK-së.
Në këtë takim, Kurti dhe Haradinaj, do të diskutojnë për ecurinë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Takimi mes tyre do të mbahet me ftesë të kryeministrit Albin Kurti.
Kurti do të takohet edhe me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, e ka konfirmuar takimin mes tyre, duke bërë me dije se ai do të mbahet të mërkurën në ora 11:00
“Tashmë është caktuar koha dhe dita e takimit. Takimi do të mbahet të mërkurën nga ora 11:00”, është shprehur Halimi.
Ndërsa kreu i PDK-së, Enver Hoxhaj është shprehur se nuk do të marrë pjesë në takim, ani pse Kurti ka bërë ftesë edhe ndaj tij.