Prishtina, Llapi, Istogu dhe Dukagjini janë katër skuadrat të cilat kanë mbetur në garë për ta fituar trofeun e Kupës së Kosovës për edicionin 2020/21.
Shorti i gjysmëfinales pritet të tërhiqet të martën më 23 mars brenda hapësirave të stadiumit “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 12:00.
Në gjysmëfinale zhvillohen dy ndeshje (vajtje-ardhje), dhe ato do të zhvillohen në muajin prill.