Të maskuar me kapela, futen në Gjykatë të dyshuarit për manipulim të votave

Prishtinë | 24 Jan 2026 | 14:40 | Nga Ekonomia Online

Nën masa të rrepta sigurie, në Gjykatën Themelore në Prizren kanë filluar të futen personat e arrestuar nën dyshimet për manipulim të votave gjatë procesit të numërimit.

Në Gjykatën e Prizrenit mbërrin edhe Avokati i Popullit, Naim Qelaj.

Gjykata Themelore në Prizren ka njoftuar se sot do të mbahen seanca dëgjimore për caktimin e masës së sigurisë për rastin në të cilin më 23 janar 2026 janë ndaluar gjithsej 109 persona, të dyshuar për kryerjen e veprave penale kundër të drejtës së votimit.

Të ngjashme