Të mësojmë nga Olaf Scholz si bëhet diplomacia

Prishtinë | 26 Qer 2023 | 15:37 | Nga Shenoll Muharremi

Dje Kryeministri i Kinës kish qenë në Berlin, takim me Kancelarin Scholz. Kina e Gjermania janë partner të rëndësishëm tregtar. Me gjasë Gjermania është partneri kryesor i Kinës në Europë. Sa i mençur është z. Scholz. Njeri i matur që punon për interesin dhe ardhërinë e Gjermanëve. Ai ditë më parë tha “do e telefonoj edhe Putinin” që të shof nëse mundet me lëvizë ndonjë gurë rreth Ukrainës. Ai e di mirë që lufta në Ukrainë mund të zgjasë me vite, se asnjëra palë nuk mund ta fitoj luftën dhe nuk kemi ende një strategji ekziti që shifet. Kostot e energjisë për gjithë Europën do rritet derisa ka luftë atje.

Telefonoje pra Puntinin dhe takohu, dreko e buzëqesh me Kinezët. Diplomaci e klasit të parë. Të njejtën kohë vendi dhe kontribousi më i madh në BE, marrëdhënie të mira dhe afërta me SHBA. Kujdeset për Ballkanin (Procesi i Berlinit) dhe dërgoj emisarin gjatë vikendit të dielën brenda ditës në Kosovën kur patëm tensione në veri. Po angazhohet proaktivisht për paqe afatgjate mes Kosovës dhe Serbisë dhe ka propozuar një marrëveshje tashmë.

Kemi mjaft çka me mësu, si bëhet diplomacia pa emocione me shumë parametra të përfshira në pozicione dhe vendim-marrje. Scholz as Putinit si tregon direkt çka me ba, e leremë me e quajt naiv. Ai e din shumë mirë që me këtë Putin duhet me fol nesër dhe me arritë ndonjë marrëveshje paqe. Ska këtu emocion, është puro biznes. Me Kinën vetëm sa po i thellon marrëdhëniet. E di mirë që do të jetë edhe disa vjet ekonomia më e madhe botërore dhe çelës global i zingjirit furnizues. Edhe kontrata po fitojnë firmat kineze nëpër Gjermani për zbatim të infrastrukturës.

Te na nuk kuptohet kështu. “Kina”… “ah nanën” atyre. (lol). Kina e Rusia. Ky lloj diplomacie. Bardh e Zi. Aaaa prit prit, se na edhe Amerikanëve dhe Gjermanëve po ju tregojshim si bëhet diplomacia. Sot e lexova me sy të mi nje ministre duke folur diçka. Mësoni nga Scholz, mësoni nga Gjermania. Shiqojani performancat ekonomike, gjigand Europian dhe Global. Ekonomia e 4-të më e madhe në botë. Zemra e Europës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme