Kalimi i akullit nëpër fytyrën tuaj është trendi më i ri i bukurisë kohëve të fundit.
Kjo metodë po përdoret nga ekspertët e bukurisë për trajtimin e lëkurës nëpër sallonet e ndryshmë të bukurisë për shkak të efektve të mira që ka.
Kjo metodë e rifreskon lëkurën e fytyrës, parandalon krijimin e rrudhave, lufton aknet dhe shenjat në fytyrë dhe përmirëson qarkullimin e gjakut duke e bërë lëkurën më të shëndetshme dhe më të shndërritshme, transmeton Klan Kosova.
Të mirat dhe benefitet:
Lëkurë më e butë
Kjo metodë zgjeron poret dhe si pasojë e zbut lëkurën dhe e bën të duket më e freskët dhe më e shëndetshme.
Për makiazh më të mirë
Nëse e përdorni këtë tretman para se të vendosni grimin, baza juaj e fytyrës do të duket më e mirë.
E përmirëson qarkullimin e gjakut
Kur aplikohet akulli ajo rrit rrjedhjen e gjakut duke kontraktuar enët e gjakut dhe më pak gjak do të arrij në sipërfaqe të lëkurës.Kjo është shumë e dobishme për inflamacion.
Është e mirë për sy të enjtur
Do të mundësojë largimin e enjtjes nën sy në mënyrë graduale nësë përdoret për një kohë më të gjatë.
Largon dhe parandalon rrudhat
Tretmani preferohet të bëhet për një periudhë kohore dhe në këtë mënyrë do të eliminohet paraqitja e rrudhave të reja dhe zvogëlimi i atyre ekzistuese.