Uji me limon është një pije që ka shumë përfitime shëndetësore për organizmin.
Sidomos nëse konsumohet në mëngjes.
Këto janë disa nga përfitimet shëndetësore që merrni nga kjo përzierje:
Shkëlqim i lëkurës
Dehidratimi kronik mund të lerë lëkurën të thatë, ndaj filloni ditën tuaj me zgjedhjen e duhur “ujë të ngrohtë me limon”. Vitamina C luan një rol kritik në mirëmbajtjen e lëkurës së shëndetshme dhe antioksidantët mund të luftojnë faktorët e plakjes.
Rritje e energjisë
Konsumimi i ujit me limon është një mënyrë e mirë për të hidratuar trupin dhe të realizoni oksigjenimin e gjakut.
Ndikim në detoksifikim
Uji me limon ndihmon në largimin e lëngjeve të tepërta dhe toksinave nga trupi. Acidi citric ndihmon në maksimizimin e enzimave që stimulojnë mëlçinë.
Ujin me limon mund ta pini të ftohtë, apo edhe me të vakët nëse jeni ndër ata që u pëlqen.