Të moshuarit ankohen se po maltretohen, s’kanë informacione se si aplikohet online për vaksinim

Prishtinë | 30 Mar 2021 | 09:19 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Dy ditë pasi në Kosovë kanë ardhur vaksinat anti-Covid, gjatë së martës pritet të nis vaksinimi i qytetarëve, raporton Ekonomia Online.

Në bazë vendimit të ministrisë së Shëndetësisë, fillimisht do të vaksinohet stafi shëndetësor, personat me sëmundje kronike dhe ata mbi moshën 80 vjeçare.

Fetim Rexha, tha se është njoftuar se duhet që të aplikohet online për tu vaksinuar, mënyrë kjo që sipas tij, është e komplikuar për moshën e tyre.  

Ai ka shtuar se nuk kanë informacione për mënyrën e aplikimit dhe nuk e dinë se si duhet të aplikohet.

“Erdha për mu interesuar, më thanë që duhet me aplikuar online, kush din me fotografuar unë jam i moshuar nuk di me aplikuar e me fotografuar”.

“…edhe pse e kam kaluar Covidin erdha me marrë”, theksoi ai.

Enver Sylejmani, tha se ka ardhur që të shoh nëse ka mundësi që të vaksinohet.

“… kam ardhur për tu vaksinuar nëse na japin, frikë nuk kam aspak”, u shpreh ai.

Edhe Raif Mustafa tha se nuk e di se cilat janë procedura që i mundësojnë vaksinimin, raporton EO.

“Edhe unë kam ardhur për vaksinim na dhafshin me kryer këtë obligim”.

Në Sallën “1 Tetori” ku edhe do të bëhet vaksinimi medieve u është thënë se qasja brenda kësaj hapësire do të lejohet vetëm pas orës 12:00.

Të hënën i pari që është vaksinuar ka qenë kryeministri Albin Kurti. Përderisa të dielën në vend kanë mbërritur 24 mijë doza të vaksinës.

Të ngjashme