Të moshuarit në Shtëpinë e Pleqëve shënojnë ditën e tyre, u dhurohen tabletë

Prishtinë | 01 Tet 2021 | 11:57 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Shëndetësisë ka shënuar 1 Tetorin – Ditën Ndërkombëtare të Personave të Moshuar, nën moton “Barazia digjitale për të gjitha moshat”, raporton Ekonomia Online.

E për ditën ndërkombëtare të tyre, u janë dhuruar tablete në mënyrë që të moshuarve t’u ofrohet qasje në teknologji.

Naser Ramadani, drejtor i IKShPK-së, tha se të moshuarit jetojnë në një pabarazi sa i përket qasjes në teknologji.

Sipas tij, pandemia e ka shtuar kërkesën për përdorimin e pajisjeve teknologjike.

“Sikur viteve të tjera po e shënojmë bashkërisht dhe jemi këtu për të shënuar këtë dit që mbahet me moton ‘Barazia digjitale për të gjitha moshat’. Jemi bashkë këtu pas një vitit të vështirë me pandeminë që ka qenë sfidues gjithandej, në vazhdën e përpjekjeve duke u kujdesur për realizimin me kohë për testimin, vaksinimin e plotë”.

“Në këtë prizëm e vënë theksin se ka nevojë për ndërgjegjësim për përfshirjen digjitale e personave të moshuar duke i’u siguruar qasje në botën digjitale. Të dhënat tregojnë se të moshuarit jetojnë në një pabarazi të madhe, ose u mungon qasja në teknologji”.

Raza Aliqkaj, drejtoreshë e Shtëpisë së të moshuarve, tha se është e kënaqur me punën e institucioneve karshi tyre.

“Ne jemi të kënaqur, me punën që kanë bërë institucionet e vendit për tu përkujdesur ndaj institucionit tonë”.

Zëvendësministër i Shëndetësisë, Arsim Berisha tha se kanë paraparë që të moshuarit të jenë të liruar nga obligimi kontributdhënës.

“Ne kuadër të solidariteti shoqëria jonë ka edhe shumë për të bërë për kujdesin e shëndetit ndaj të moshuarve, krijimi i mundësive për jetën aktive kërkon investime”.

“MSh-ja është në përpjekje të vazhdueshme ku do të përmirësohet kërkesa nga qytetarët. Të gjitha shërbimet shëndetësore në institucionet publike që mund të i’u ofrohen do të jetë falas”.

Drejtori i Departamentit të Politikave Sociale në ministrinë e Financave, Mentor Morina tha se po angazhohen për një mirëqenie sa më të mirë për të moshuarit, raporton EO.

“Si ministri e Financave, përkushtimi dhe angazhimet tona janë që të kujdesemi për një mirëqenie sa më të mirë për të moshuarit”.

Të ngjashme