Të paktën 12 të vdekur nga shpërthimi i cisternës me naftë në Nigeri

Prishtinë | 12 Jan 2019 | 11:42 | Nga Ekonomia Online

Policia nigeriane ka njoftuar se së paku 12 persona kanë vdekur pasi u blodhën për të marrë naftë nga një cisternë e rrotulluar.

“I kemi nxjerrë 12 trupa të vdekur dhe 22 persona me djegie të mëdha janë dërguar në spital”, tha zëdhënësja e policisë, Irene Ugbo. Sidoqoftë, dëshmitarët kanë thënë se numri i të vdekurve është rreth 60. “Policia i ka nxjerrë vetëm disa trupa, shumë të tjerë janë djegur plotësisht dhe janë bërë hi”, tha një dëshmitar.

Ai tha se rreth 60 persona kanë qenë duke nxjerrë naftë nga cisterna në çastin kur ka ndodhur shpërthimi. Besohet që gjasat e këtyre personave për të mbijetuar kanë qenë të vogla sepse brenda cisternës ka pasur shumë naftë. Sipas këtij dëshmitari, shpërthimi është shkaktuar nga një gjenerator i energjisë elektrike që njerëzit e përdornin për ta nxjerrë naftën.

Qindra njerëz kanë humbur jetën në mënyra të ngjashme viteve të fundit në shtetin që prodhon më së shumti naftë në Afrikë. Para një viti, më shumë se 30 persona vdiqën pasi u dëgjën duke nxjerrë naftë nga një cisternë, shkruan “The Guardian”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme