Të paktën 37 të lënduar pas shpërthimit të gazit në Paris

Prishtinë | 22 Qer 2023 | 09:43 | Nga Ekonomia Online

Policia parisiene po alarmon që qytetarët të shmangin kalimin në zonën Val-de-Grâce pasi pesë ndërtesa u vunë në flakë nga ky shpërthim.

Të paktën 37 njerëz janë lënduar, katër nga të cilët janë në gjendje tejet kritike, pas shpërthimit të gazit në një nga ndërtesat në harkun Latin të Parisit.

Shpërthimi ndodhi rreth orës 5 të pasdites të mërkurën dhe rezultoi që disa godina të merrnin flakë, njoftuan zyrtarët lokalë, raporton the Guardian.

Të ngjashme