Rreth 50 palestinezë u plagosën gjatë një përleshje me policinë izraelite pranë një vendi të shenjtë për myslimanët dhe hebrenjtë në Jerusalem, njoftoi sot Gjysmëhëna e Kuqe.
Trazirat u nxitën nga masat e reja të sigurisë të ndërmarra gjatë fundjavës nga izraelitët pasi policia u sulmua në vendin e shenjtë, i njohur për myslimanët si “Shenjtorja Fisnike” dhe për hebrenjtë si “Mali i Tempullit”.
Myftiu i Jerusalemit, Mohammed Ahmed Hussein kritikoi masat e reja të cilat përfshijnë detektorë metali dhe pajisje që kontrollojnë hyrjet dhe daljet në vendin e shenjtë.
Palestinezët kanë frikë se Izraeli është duke u përpjekur të rifitojë kontrollin e vendit në mënyrë të pandershme.
Kryeministri, Benjamin Netanjahu theksoi të premten se nuk dëshironte të ndryshonte gjendjen e situatës, e cila u jep myslimanëve kontroll fetar mbi vendin e shenjtë dhe lejon që të vizitohet nga hebrenjtë, por jo të luten atje.