Një ministër indian ka njoftuar se së paku 84 persona kanë vdekur dhe rreth 200 të tjerë janë shtrirë në spital pasi kanë pirë liker të falsifikuar në rajonin verilindor indian të Asamit.
Këto vdekje ndodhën rreth dy javë pas vdekjes së më shumë se 100 njerëzve nga pirja e alkoolit të falsifikuar në veri të Indisë. Ministri rajonal i shëndetësisë, Himanta Sarma, ka thënë se autoritetet po marrin raporte për vdekje të tilla për çdo dhjetë minuta dhe se shumë njerëz të shtruar në spital janë në gjendje kritike.
Vdekjet e shkaktuara nga pijet e falsifikuara alkoolike janë mjaft të shpeshta në Indi. Kjo dukuri është e pranishme për shkak të çmimit të lartë të pijeve origjinale dhe varfërisë së popullsisë.
Numri i vdekjeve në dy rastet e fundit gjatë këtij viti është më i larti që nga incidenti i vitit 2011 në Bengalin Perëndimor, kur kishin vdekur 172 njerëz për arsyen e njëjtë.
Në mesin e personave të helmuar ka edhe gra, të cilat kanë pirë liker të falsifikuar pasi kanë përfunduar punën në fushat e çajit dhe kanë qenë duke festuar me paratë e pagave javore, shkruan “The Guardian”,