Të paktën 97 civilë të vrarë dhe mbi 360 të plagosur në Sudan

Prishtinë | 17 Pri 2023 | 08:24 | Nga Ekonomia Online

Të paktën 97 civilë raportohet të jenë vrarë e 365 të tjerë janë plagosur si pasojë e shpërthimit të konfliktit mes ushtrisë në Sudan dhe forcave paraushtarake.

Kjo u bë e ditur nga Shoqata e Mjekëve Sudanezë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë raportoi se të paktën 83 njerëz ishin vrarë dhe 1 mijë e 126 persona ishin plagosur gjatë luftimeve mes forcave të armatosura dhe organizatës së fuqishme paraushtarake “Forcat e Mbështetjes së Shpejtë” (RSF).

Organizata, pjesë e sistemit të OKB-së, ka regjistruar vdekje në shtetet e Khartoum-it, Kordofanit të Jugut dhe Darfurit të Veriut.

Shumë nga nëntë spitalet që presin civilë të plagosur, po përballen me mungesë të gjakut, materiale të transfuzionit dhe furnizime të tjera bazike.

Ndërprerjet e ujit dhe energjisë elektrike dhe mungesa e karburantit për funksionimin e gjeneratorëve të spitaleve e bëjnë edhe më të vështirë funksionimin e tyre, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Të ngjashme