Të paktën dy minatorë kinezë të vdekur, disa të tjerë ndodhen të bllokuar

In a photo released by China's Xinhua News Agency, rescuers work at Jinshangou Coal Mine in Chongqing, southwest China, on Monday. An explosion at the mine has killed at least 13 people, and 20 more miners are either dead or trapped alive
Prishtinë | 21 Tet 2018 | 14:14 | Nga Ekonomia Online

Autoritetet kineze kanë dërguar ekipet e shpëtimit për t’i ndihmuar minatorët që mbetën të bllokuar si pasojë e incidentit që ndodhi në një minierë thëngjilli në provincën lindore të Shandongit.

Një shkëmb i madh ka lëvizur dhe ka dëmtuar një pjesë të tunelit në minierën e thëngjillit, kështu duke lënë të vdekur dy persona dhe duke bllokuar 20 të tjerë.

Autoritetet kineze ende nuk kanë arritur që ta gjejnë faktorin që ka bërë shkëmbin të lëvizë dhe janë duke punuar në atë drejtim.

Më shumë se 170 punonjës të shpëtimit ndodhen në vendin e ngjarjes, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

Raportohet se kushtet e vështira në minierë janë duke penguar ekipet e shpëtimit që t’i arrijnë minatorët e ngecur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme