A do të përjashtohet Teuta Rugova nga LDK-ja?

Prishtinë | 21 Kor 2017 | 14:08 | Nga

Ramush Hardinaj do ta ketë votën e Teuta Rugova të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Nëse deklaratat e krerëve të LDK-së janë qëndrime të partisë, atëherë kjo mund t’i kushtojë më largim nga subjekti politik Teutës, partisë që e themeloi babai i saj.

Babi i saj është ndër themeluesit e partisë. Madje i priu asaj për shumë vite më radhë. Por, e bija e ish presidentit Rugova, deputetja Teuta Rugova mund të përjashtohet nga partia për hapin e sajë që bëri në beshteje të Ramush Hardinaj, shkruan lajmi.net.

Para pakë ditëve, deputeti i LDK-së, Arben Gashi deklaroi se përkrahja individuale për Qeverinë e PAN, nënkupton përjashtim nga LDK-ja.

“Ai deputet apo deputete që do ta përkrahte qeverinë e kundërshtuar nga subjekti politik, këtë rast PAN, është i përjashtuar nga subjekti”, ka thënë Gashi.

Njëjta ka deklaruar edhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.

 

Të ngjashme