Ani pse janë mbyllur, Prishtinasit po i shfrytëzojnë parqet e qytetit. Moti i mirë ka bërë që disa qytetarë, ndonëse jo me numër të madh, të dalin për shëtitje.
Mirëpo si zakonisht, policia është aty për t’a monitoruar qarkullimin e njerëzve në këto vende.
Por, pavarësisht kohës së mirë ka diçka që po i pengon qytetarët që ti shijojnë këto momente.
Shtimi i insekteve në këtë kohë, ka bërë që disa prej qytetarëve, të përdorin edhe masa mbrojtëse kur dalin për shëtitje.
Shtimi i këtyre insekteve ka shtyrë Komunën e Prishtinës, që shpejtë të nis me procesin e dezinsektimit.
Gjithë kjo punë pritet të nis të premten.
Ndërsa sipas drejtorit të shëndetësisë Bujar Gashit kjo punë do të kryhet në gjashtë faza.
Madje që nga e mërkura, fillon përgatitja për fazën e parë të dezinsektimit të qytetit.
Gashi thotë se orari i plotë për dezinsektimin e çdo lagje të kryeqytetit do të publikohet online në webfaqen e Komunës së Prishtinës.