Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish të preten për dy seanca plenare.
Kryesia e Kuvendit ka vendosur sot që në orën 10:00 do të vazhdojë seanca e javës së kaluar ku do të shqyrtohen disa pika të mbetura, për votimin e të cilave nuk kishte kuorum.
Në mesin të këtyre pikave është edhe Projektligji për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së.
Ndërsa prej orës 11:00 pritet të mbahet seanca e re plenare në të cilën do të shqyrtohen disa projektligje dhe marrëveshje ndërkombëtare.