Klubi francez, Paris Saint-Germain është i bindur se do ta arrijnë marrëveshjen e duhur së shpejti për ta transferuar Lionel Messin.
Francezët kanë hapur që nga dje bisedimet direkte me argjentinasin, teksa ata ishin të interesuar qysh nga viti i kaluar, transmeton Gazeta Express.
Në dhomat e zhveshjes së PSG-së gjithashtu po rritet besimi se Messi do të vijë.
Përveç kësaj, Neymar dhe Di Maria po bëjnë gjithçka që të bindin yllin argjentinas të pranojë ofertën e klubit nga “Parc des Princes”.
Edhe pse ishte shumë afër arritjes së një marrëveshje, dje u prish gjithçka dhe Barcelona njoftoi se Messi s’do të vazhdojë me ta pas 17 sezoneve të paharruara.