Bordi Mbikëqyrës i “Trepçës” ka emëruar ushtrues të detyrës së drejtorit të “Trepçës” Miftar Hysenin, i cili ishte zëvendës i ish-drejtorit Ahmet Tmava, ndërkaq ministri i Zhvillimit Ekonomik ka njoftuar se brenda dy javësh do ta procedojë në Qeverinë e Kosovës statutin e “Trepçës”.
Zhvillime pozitive janë shënuar në “Trepçë” pas zgjedhjes së Bordit Mbikëqyrës.
Bordi Mbikëqyrës, i cili udhëhiqet nga kryesuesi Ardian Syla, ka mbajtur një takim, në të cilin ka vendosur që ta emërojë ushtruesin e detyrës së drejtorit të “Trepçës”.
Bordi ka vendosur që këtë detyrë t’ia besojë ish-zëvendësit të Ahmet Tmavës, Miftar Hysenit, i cili është zotuar se menaxhmenti do të punojë pandërprerë dhe do të tregojë transparencë, llogaridhënie dhe përkushtim deri në rimëkëmbjen e “Trepçës”.