Mediat italiane, të enjten, kanë raportuar se Lorik Cana mund të rikthehet në Lazio, pasi kjo e fundit ka telashe me lëndimin e mbrojtësve.
Por, ish ylli i Kombëtares ka konfirmuar se nuk do t’i bashkohet Lazios. Ai edhe një herë ka përsëritur se është pensionuar nga futbolli
“Po e kompensoj kohen me familjen time dhe popullin tim pas pesëmbëdhjetë viteve larg shtëpisë. Unë u pensionova nga futbolli, jo për dëshirën time, por shkaku i shëndeti”, ka deklaruar Cana për “Radio Incontro Olympia”.
“A do të bëhesh trajner në të ardhmen? Do të doja të provoja, ndoshta me Kombëtaren, por jo së shpejti”, ka theksuar ish ylli i Marseilles, Sunderlandit dhe Galatasarayt.