Të rinjtë e PDK-së “peshkojnë” në sheshin e vërshuar pas shiut

Prishtinë | 17 Gus 2017 | 17:47 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Rinia Demokratike e Kosovës, dega në Prishtinë, ka organizuar një aktivitet simbolik në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Ata në mënyrë simbolike kanë “peshkuar” në amfiteatrin i cili pas shiut është mbushur me ujë.

Përmes këtij aktiviteti ata kanë kritikuar menaxhimin e rrugëve dhe kanalizimit nga Komuna e Prishtinës.

Triumf Sadikaj, kryetar i RDK-së në Prishtinë, tha se edhe pse Prishtina nuk ka një lumë, kushte për të “peshkuar” krijohen sa herë që bie shi në Prishtinë.

“Prishtina nuk ka lumë për të peshkuar, por nuk ka as kryetar, i cili di të kujdeset për qytetin tonë. Përkundër këtyre, siç edhe po e shihni, tash në rrugët e Prishtinës është krijuar një lumë, të cilit po i mungon vetëm edhe jahti dhe Shpend Ahmeti në të”, tha Sadikaj.

“Kjo nuk është hera e parë që kryeqyteti përmbytet dhe e dimë që Shpendi nuk është Zoti për ta ndalur shiun, por do duhej të ishte i zoti për t’i menaxhuar situatat pas shiut në rrugët e Prishtinës”, u shpreh ai.

Kryetari i të rinjve të PDK-së në Prishtinës ka thënë se qytetarët po i vuajnë pasojat e mospunës dhe mosdijes së Shpend Ahmetit.

Të ngjashme