Të rinjtë kosovarë do të mësojnë më mirë e lehtë me teknologjitë digjitale

Prishtinë | 14 Shk 2018 | 14:32 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ka filluar fushata “Start Smart” për të mbledhur fonde për pajisjen e Qendrës multimediale në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”.

Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” është mbajtur një diskutim mbi rëndësinë e digjitalizimit të arsimit në Kosovë, ku edhe ka nisur fushata “Start Smart”, gjatë së cilës, kompania Nestlé do të mbledhë fonde të cilat do të dhurohen për hapjen e Qendrës multimediale në këtë bibliotekë.

Studime të shumta ndërkombëtare tregojnë se shumica e studentëve dhe të rinjve besojnë se teknologjia digjitale ka ndikim pozitiv në edukimin e tyre dhe të kuptuarit e materialit mësimor. Sipas sondazhit të vitit të kaluar në ShBA, më shumë se gjysma e të rinjve preferojnë të përdorin teknologjitë e reja në mësim, dhe më shumë se 80 për qind përdorin laptopët dhe kompjuterët e tyre për të kryer detyrat e shtëpisë.

Këto trende globale ndikojnë te të rinjtë në Kosovë. Duke njohur trendet, Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani” planifikon të fillojë digitalizimin. Biblioteka gjithashtu ka nevojë për pajisje të reja dhe teknologji, që digjitalizimi të jetë i plotë dhe që përdoruesit e saj të kenë mundësi të lexojnë formatet digjitale.

Si kompani që mendon që gjithçka fillon me edukim, Nestlé me brendin e tij NESCAFÉ 3në1 ka filluar fushatën “Start Smart”, gjatë së cilës do të ndajë një pjesë të mjeteve nga shitja e produkteve NESCAFÉ 3in1 i NESCAFÉ 2in1 për të dhuruar dhe hapur qendrën multimediale në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës.

“Shpresojmë të fillojmë digjitalizimin e materialit të bibliotekës këtë vit, për ta bërë më të lehtë dhe të qasshëm për lexuesit e bibliotekës sonë, jo vetëm për brezin e ri. Përdoruesit tanë, jo vetëm të rinjtë, sot, kanë nevoja të tjera, kur është fjala për konsumimin e përmbajtjeve të bibliotekës. Bibliotekat moderne duhet të jetë në përputhje me teknologjitë e reja, ato luajnë një rol të rëndësishëm në sigurimin e ideve dhe qasjes në informata, si dhe me mjete digjitale për marrjen e njohurive. Mu për këtë është i rëndësishëm ky donacion dhe përkrahja, në mënyrë që përmbajtjet e digjitalizuara të jenë në dispozicion për t’u lexuar”, ka theksuar Rudina Tahiraj, zyrtare e Lartë në Bibliotekën Kombëtare”Pjetër Bogdani”.

Aktorja e shquar, Vlora Merovci, e cila është në studimet Master në Universitetin e Prishtinës, thotë se librat dhe arsimi kanë luajtur një rol të rëndësishëm në formimin e saj profesional, por dhe se teknologjia digjitale ka ndryshuar mënyrën në të cilën ajo sot lexon.

“Unë shpesh lexoj në mënyrë elektronike, jo vetëm përmes telefonit dhe kompjuterit. Të gjithëve, e sidomos të rinjve na ndihmon teknologjia digjitale, na ndihmon shumë, dhe për ketë unë e përkrahë plotësisht këtë fushatë, e cila duhet t’i ndihmoj të rinjtë për të fituar hapësirë të pajisur në mënyrë moderne për mësim, shoqërim dhe zhvillim profesional. Kjo do të jetë e dobishme për të ardhmen e tyre dhe për të zhvilluar talentet e tyre”.

Madje 94 për qind të te rinjve janë aktivë në rrjetet sociale ose përdorin aplikacionet për të komunikuar – Facebook-u është më i zakonshëm me 93 për qind, pastaj Viber (71%), Instagram-i (61%), WhatsApp (58%) dhe Twitter-i (17%), sipas studimeve të fundit të bëra nga kompania Nestle, në rajon.

“Siç jemi mësuar të lexojmë gazetën në ekran, në mënyrë të njëjtë mund të përdorim teknologjitë për të mësuar. Shumë gjëra kanë ndryshuar që kur kam filluar të studioj, në mënyrë se si studentët mësojnë dhe shkëmbejnë informata. Mendoj se hapja e Qendrës multimediale do të ketë rëndësi të madhe për të gjithë bashkëmoshatarët e mi”, thotë Edona Rexhepi, studente e Universitetit të Prishtinës dhe përdoruese e bibliotekës.

Nestle ka vendosur të mbështesë të rinjtë, njerëzit e talentuar në Kosovë, për shkak se kjo kompani beson se përmirësimi i cilësisë së jetës dhe krijimi i komuniteteve të suksesshme fillon me arsim. Më fushatën “Start Smat” do të sigurohet një hapësirë moderne për të mësuar të rinjtë, për t’u shoqëruar dhe për zhvillimin e tyre profesional, që do t’i ndihmoj ata për të gjetur mundësi më të mira për punë. Si një kompani ndërkombëtare, Nestle e konsideron si përgjegjësi të saj, ndihmën që të rinjve t’iu sigurohet aftësimi dhe arsimimi adekuate.

Në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”, theksojnë se, krahas leximit të materialeve digjitale, Qendra e re multimediale “Start Smart” do të përdoret për organizimin e punëtorive dhe trajnimeve për të rinjtë, si dhe për edukimin përmes projeksioneve filmike dhe paneleve për diskutime.

Të ngjashme