Të rinjtë në Kosovë besimin më të madh e shtrijnë te familja dhe shkëputja prej saj për ta është e vështirë. Shumica e të rinjve jetojnë ende me prindërit, pavarësisht gjendjes së tyre sociale. Varësia ekonomike, siguria, stabiliteti, lidhja me familjarët dhe pamundësia e jetesës vetë i bën ata që të jetojnë nën një çati me familjen. Të rinjtë në Kosovë, ndërmjet moshave 18 dhe 27 vjeç, thonë se nuk janë të gatshëm të marrin përgjegjësitë e të jetuarit vetëm pa prindërit. Jeta me prindër thonë të rinjtë të ketë përparësi të mëdha. (REL)