Të shtëna me armë në një hotel në Graçanicë, lëndohen tre policë

Prishtinë | 02 Kor 2018 | 14:31 | Nga

Tre zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime pasi janë ballafaquar me një person i cili ka shtënë më armë zjarri në një hotel. Rasti ka ndodhur në Preoc të Komunës së Graçanicës në orët e pasdites.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti ka shtënë me armë zjarri në një hotel”, njofton policia.

Derisa policia po ballafaqohej me personin, janë lënduar tre pjesëtarë të saj.

“Gjatë ballafaqimit me të dyshuarin, tre zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet më tej në njoftim.

“Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë TT-M-57, dy karikatorë me 14 fishekë, një pistoletë Swith Wesson me një karikator me dy fishekë dhe katër gëzhoja”, sqaron policia.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme