Të shtëna me armë zjarri në lokal, lëndohen dy punëtorë të sigurimit

Prishtinë | 10 Pri 2017 | 13:49 | Nga

Policia e Kosovës njofton se tre të dyshuar meshkuj kanë shtënë me armë zjarri në një lokal (kafe). Lëndime trupore nga arma e zjarrit kanë pësuar dy punëtorë të sigurimit të lokalit.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Ndërsa të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë dhe në largim e sipër kanë dëmtuar tri vetura tjera.

Sipas Policisë rasti ka ndodhur në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë. Në vend të ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar pesë gëzhoja dhe tri predha.

“Gjatë punës hetimore, në qytetin e Gjakovës janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë dhe gjatë kontrollit në shtëpitë e tyre janë  gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, një pushkë gjuetie, 242 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm si dhe vetura e cila dyshohet se është e përfshirë në rast. Të dyshuarit pasi janë  intervistuar janë dërguar ne mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme