Të shtëna armësh në Kansas City, 2 të vrarë dhe 15 të plagosur

Prishtinë | 20 Jan 2020 | 11:03 | Nga Ekonomia Online

Të paktën dy persona janë vrarë dhe 15 tjerë janë plagosur, gjatë të shtënave që kanë ndodhur para një kafiterie në Kansas City në SHBA.

Të shtënat ndodhën pak minuta para mesnate, kur një personi i armatosur hapi zjarr mbi personat që po futeshin në kafiteri, transmeton Telegrafi.

Mediat lokale raportojnë se dy persona kanë humbure jetën, përfshirë këtu një grua.

Në anën tjetër raportohet se sulmuesi gjithashtu ka mbetur i vdekur, pasi është qëlluar nga roja e lokalit.

Policia ka bërë të ditur se sulmuesi kishte shtënë me armë ndaj personave që po prisnin të futen në lokal, ndërkaq ende nuk dihen motivet e këtij sulmi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme