Sot, gjatë një aksioni të Doganës së Kosovës, në asistim me Policinë e Kosovës, që po zhvillohet në veri të vendit, kundër prodhimit të kriptovalutave, ka pasur të shtëna me armë.
Sinjali mëson se gjatë tentativës së Doganës për të ndërhyrë në një lokal, në fshatin Rudine të Sveçanit, ku dyshohet se prodhohen kriptovaluta, janë dëgjuar të shtëna me armë të gjata, për çka janë shtuar forcat e Policisë.
Sipas burimeve të Sinjalit, Dogana dhe Policia pritet të kryejnë bastisje në këtë lokal, ku pronari është shtetas serb.