Të shtëna me armë në Deçan, arrestohet një person

Prishtinë | 10 Qer 2024 | 09:32 | Nga Ekonomia Online

Një person është arrestuar pas raportimit të disa të shtënave me armë zjarri në Deçan.

Sipas policisë, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja të armës së zjarrit.

“Është pranuar informata për një rrahje në mes të disa personave dhe për të shtëna me armë zjarri. Njësitë policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar 2 gëzhoja të armës së zjarrit. Në lidhje me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, ku nga i dyshuari janë konfiskuar dy armë zjarri dhe 50 copë fishekë. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton tutje policia.

Të ngjashme