Mesditën e sotme, një person i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të Lulzim Mashës, pronarit të shkollës “Wilson” në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Liqenit të Thatë, ku burime për Euronews Albania bëjnë me dije se është qëlluar 3 herë me pistoletë në drejtim të makinës tip “Benz” më të cilën udhëtonte 63-vjeçari.
Sipas dëshmitareve okularë gjatë momenteve të ngjarjes nuk janë dëgjuar zhurma dhe dyshohet se mund të jetë përdorur një pistoletë me silenciator.
Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar. Masha ndodhet në Policinë e Tiranës, ku po merret në pyetje.
Autori është larguar në këmbë nga vendi i ngjarjes.
Lulzim Masha nuk njihet si person problematik apo i skeduar, megjithatë hetuesit dyshojnë se sulmi me armë mund t’i ketë ardhur për konflikte tokash.