Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, një i plagosur

Prishtinë | 10 Sht 2019 | 13:31 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Rreth orës 12:00 janë dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri në rrugën “Afrim Vitija” në Prishtinë, ku si pasojë është plagosur një person.

Lajmin për Ekonomia Online e ka konfirmuar zyrtarja e Policisë për Informim, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se viktima është dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën se në rrugën “Afrim Vitija” në Prishtinë, ka pas të shtëna me armë zjarri. Policia me të marrë informatën ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke e bërë ekzaminimin e vendit ku ka ndodhë rasti”.

“Bazuar në të dhënat fillestare nga arma e zjarrit është plagosur një person. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

“Në kuadër të veprimeve të saj policia me një intensitet të shtuar ka ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore, me fokus zbulimin vendndodhjen e të dyshuarve të mundshëm si dhe ka zgjeruar rrethin e hetimit në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin”, shton ajo.

Policia gjendet në vendin e ngjarjes dhe kanë siguruar perimetrin rreth vendngjarjes.

Të ngjashme