Të dielën në Viti, një qytetar ka raportuar në polici se ka dëgjuar të shtëna armësh, e lidhur me këtë rast janë arrestuar dy persona
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Viti, ku ankuesi ka raportuar në polici për të shtëna me armë zjarri.
Lidhur me rastin janë arrestuar dy persona, ndërkaq me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar.
Sipas raportit të PK-së, rasti është në procedurë të rregullt.